Kandidati i PD për Lushnjën: Në 15 vite keqqeverisje nga PS, t’i kthejmë bashkinë qytetarëve

 

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Lushnjës, Indrit Sefa ka zhvilluar sot takime derë me derë në disa lagje të këtij qyteti. 

Gjatë bisedës së tij me qytetarët Sefa tha se vota për Partinë Demokratike është votë për zhvillimin e Lushnjës, familjes tonë të madhe.

“Takimet derë më derë me lajmëtarët e fitores janë një burim i madh shprese që qytetarët e Lushnjës duan ndryshimin. Modeli ynë është derë e hapur për qytetarët dhe bashkia në shërbim të tyre.
Keqqeverisja 15 vjeçare e Partisë Socialiste në Bashkinë Lushnje, duhet të na bëjë të gjithëve bashkë që në 6 Mars të bëjmë realitet ndryshimin dhe ti kthejmë bashkinë qytetarëve. 

Vota për Partinë Demokratike është votë për zhvillimin e Lushnjes, familjes tonë të madhe. 🇦🇱✌️”, shkruan Sefa.