Akuza të rënda vijnë nga Partia Demokratike kundër kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Një ditë pas dëshmisë së Ardian Çapjas në gjykatë, Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Floriana Garo, akuzon Taulant Ballën si të përfshirë në vrasjet që kanë tronditur qytetin e Elbasanit, mes të cilave ajo e avokatit Ravik Gurra.

“Në Parlamentin shqiptar, një deputet i Rilindjes, emrin nuk e ndërron kurrë si disa kolegë të tij, por mbiemra ka disa. Ndryshe nga personazhi i filmit artistik shqiptar “Taulanti kërkon një motër”, Taulanti-deputet kërkon një mbiemër.
Herë na shfaqet si Balla, herë Bego, herë si Gurra, e herë tjetër si Xibraka.
Emri i tij, pa mbiemër, u shfaq para dy ditësh edhe në dëshminë e biznesmenit elbasanas, i akuzuar nga drejtësia për disa vepra penale, Ardian Çapja.
Si politikan, por edhe me një spaletë të re: Si vrasës.
Çapja dëshmoi se avokati i tij Ravik Gurra është vrarë para tre vitesh për arsye se zotëronte përgjime, të cilat implikonin një politikan të lartë. Emri i të cilit është Taulant.
Partia Demokratike dhe kryetari i saj e kanë denoncuar pafund implikimin e Taulant Ballës në aferat dhe aktivitetet e bandave të Elbasanit, konkretisht me Gentian Sharrën, me të cilin ekzistojnë qindra biseda telefonike.
Emri i tij është shfaqur edhe në dëshmitë e të penduarve të drejtësisë. Nuredin Dumani e ka përmendur emrin e tij, si funksionar i lartë i Partisë Socialiste në dëshminë e tij për prokurorët. Por nga Dumani deri te Çapja, Taulant Balla ka shkuar nga politikan i korruptuar në politikan qe porosit vrasje. Partia Demokratike i kërkon SPAK të hapë dhe të hetojë dosjen e avokatit Ravik Gurra. Nëse organet e drejtësisë nuk ndajnë politikanët nga kriminelët dhe politikanët kriminelë nga politika, ata bëhen përgjegjës të drejtpërdrejtë për humnerën dhe rrezikun që i kanoset Shqipërisë”.