Ka qenë një konflikt brenda familjes që shtyu Amaros Dedën të qëllonte veten me armë zjarri ditën e sotme në Lezhë.
Pas një debati me nënën dhe bashkëshorten e tij, i riu mori armën dhe qëlloi veten në verandën e banesës së tyre në Shenkollë të Lezhës.
32-vjeçari u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk arriti të mbijetojë. Sipas uniformave blu dyshohet se babai i dy fëmijë është vetëvrarë.
Banesa ka qenë e pajisur me kamera sigurie, të cilat do të shikohen nga policia, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi , A.D., banues në Shenkollë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.