Teksa na ndajnë më pak se një muaj nga zgjedhjet e pjesshmve vendore, kandidati i PD-së për bashkinë e Lushnjes, Indrit Sefa ka filluar takimet në terren me qytetarët.
Ai bën me dije se sot ishte në fshatin Bubullimë, ku bashkëbisedoi me qytetarët duke i shpalosur programin se si mund të çlirohet Lushnja nga një grusht njerëzish.
Indrit Sefa ka sulmuar dhe kandidaten e socialiste, Eriselda Sefën. Sipas tij, PS e ka lënë në harresë qytetin e Lushnjes.
Postimi i Indrit Sefës:
Në takimet sot me qytetarët në Bubullimë, ndava zgjidhjet që do ofrojmë për ta çliruar Lushnjen nga një grusht njerëzish që po i marrin frymën cdo ditë. Më 6 Mars të gjithë duhet të jemi bashkë për të bërë realitet ndryshimin që dëshiron shumica dërrmuese e qytetarëve të Bashkisë Lushnje, të lënë në harresë këto vite nga bashkia e drejtuar nga Partia Socialiste dhe Eriselda Sefa. Lushnja është familja jonë e madhe dhe cilido nga ne ka përgjegjësinë për të bërë më të mirën që Lushnja të jetë një qytet i jetueshëm