Kavajasi Enver Biturku, Komandanti i Njësisë së Parë Zjarrfikëse Vullnetare në Shqipëri, nderohet nga Unioni Federal Zjarrfikës, Austri, me medaljen e “Bashkëpunimit Ndërkombëtar”!
Nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të më akordohej “Medalja për Bashkëpunimin Ndërkombëtar” nga Unioni Federal Zjarrfikës, Austri me motivacionin “Në vlerësim të arritjeve tuaja të jashtëzakonshme në interes të shërbimit zjarrfikës austriak”. Dëshiroj të falenderoj përzemërsisht z. Robert Mayer, President i Unionit Federal Zjarrfikës, Austri për këtë vlerësim dhe mikun tim z. Josef Schwarzmannseder, ish-Komandant i Forcave Zjarrfikëse Vullnetare, Austri, pa mbështjetjen dhe inkurajimin e të cilit këto arritje të mëdha nuk do të ishin të mundura.
Edhe pse jam i vetëdijshëm se këto vite kemi bërë punë të mëdha në funksion të përmirësimit të shërbimit zjarrfikës vullnetar, nderime të tilla të falin emocion të veçantë dhe të përkëdhelin sedrën, por nga ana tjetër të rrisin përgjegjësinë për t’u përkushtuar më shumë, për të punuar më mirë dhe për t’i kthyer sadopak mbrapsht besimin gjithë bashkëpunëtorëve, të cilëve u jam pafund mirënjohës.
Jam besimplotë se dëshira e madhe për të bërë punë të mira do ta çojë përpara zhvillimin e Shërbimit Zjarrfikës Vullnetar, si një urë e fortë lidhëse bashkëpunimi mes shtetit shqiptar dhe austriak.
Faleminderit! Danke! 🇦🇱🤝🇦🇹👨🚒🚒