Shifrat e rëna në 24 orët e fundit shkaktuan disa problematika në territorin e Bashkisë Kavajë.
Duhej ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për zgjidhjen e disa situatave si heqja e prezencës së ujit në disa pika të autostradës Kavajë- Plepa dhe në zonën e plazhit.
Vetë Kryebashkiaku Redjan Krali i cili ka monitoruar nga afër punën në terren thotë se situata është nën kontroll të plotë ndërsa ekipet e emergjencës ishin vazhdojnë të jënë në gadishmëri.
Ai u bën thirrje qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet e panevojshme ndërsa u kujtoi se duhet të telefonojnë në numrin e emergjencës 112.
Kujtojmë që Bashkia e Kavajës ka vendosur një numër në dispozicion të qytetarëve, 069 75 46 930.
Mesazhi i Plotë
🚨 Bashkë me skuadrat e emergjencave jemi në terren, në gatishmëri për të ndihmuar kudo ka nevojë në këtë mot të rënduar shirash! ⛈️
Momentalisht situata është në kontroll, por këshillojmë të ecni me kujdes dhe nëse është e mundur ti kufizoni lëvizjet e panevojshme.
Për çdo gjë numrat e emergjencës janë në shërbim; ☎️ 112 🚒🚓