Tragjedi në vend/ Uji i mori para makinën kush është 50-vjeçari që vdiq bashkë me djalin, trupat ende nuk janë gjetur!

Pjetër Rrushaj është 50-vjeçari i cili ka humbur jetën ditën e sotme bashkë me djalin e tij pasi rrjedha e ujit mori para makinën me të cilën po udhëtonin.

Në makinë me babain 50-vjeçar ndodhej edhe vajza e tij, por me ndihmën e një banori ajo ka arritur të dalë shëndosh e mirë.

Trupi i Pjetër Rrushajt dhe djalit të tij ende nuk janë gjetur ndërsa vijojnë kërkimet me polumbarë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe.