Kandidati i PD denoncon gjendjen e rrugëve, Ferdinand Saraçi: Investimet nuk shkojnë në shërbim të qytetarëve

Kandidati i Partisë Demokratike Ferdinand Saraçi ka denoncuar sot gjendjen e rrugëve të qytetit të Rrogozhinës. 

Përmes një statusi në Facebook Saraçi shkruan se investimet dhe paratë e shpenzuara nuk shkojnë tek qytetarët. 

Propaganda e rilindjes urbane që aktivizohet vetëm në kohë zgjedhjesh e di mirë që qytetarët nuk mund të mashtrohen më nga fasadat. 🤡

Pamjet janë marrë në disa lagjie të qytetit ku në shumë raste ujërat e zeza dalin në sipërfaqe përbëjnë rrezik për banorët. 🛑 

Qindra miliona euro investohen për qytetarët, por për fat të keq asgjë nuk shkon në shërbim të tyre edhe pse i paguajnë të gjitha detyrimet ndaj bashkisë. 

QYTETARËT E RROGOZHINËS MERITOJNË NJË QYTET TË PASTËR E TË RREGULLT! 🛣🌳💪🏻 

#VotoPartiaDemokratike ✌️🇦🇱

#ferdinandsaraçi #nr1 #6mars

https://www.facebook.com/1674971205980220/posts/2668005826676748/?d=n