PD: Bashkia Durrës ka përdorur fondin e rindërtimit për zgjedhje, KQZ pranon kërkesën për hetime


Përfaqësuesi ligjor i PD Marash Logu deklaron se bashkia e Durrësit konfirmon denoncimin e selisë blu se 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve.

Në postimin në rrjetet sociale Logu shton se PD kërkon fillimin e hetimeve për punësimin e paligjshëm të 29 personave nga Bashkia Rrogozhinë, vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit.

Deklarata

Bashkia Durrës konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike: 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ pranon kërkesën e PD-së për kryerjen e hetimeve të thelluara.

Partia Demokratike kërkon zyrtarisht fillimin e hetimeve për punësimin e paligjshëm të 29 personave nga Bashkia Rrogozhinë në datën 25.01.2022, vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit.

Partia Demokratike nuk do të lejojë asnjë manipulim të vullnetit të qytetarëve dhe mbetet e vendosur në përpjekjen e saj për të garantuar fitoren përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme