Mjekët e Spitalit dhe stafi i Urgjencës së Kavajës nderuan një prej atyre që i shërbyen më shumë, shoferin Fiqiret Stërniqi.
Pas mbi 40 vitesh pune si shofer në Urgjencën e Spitalit të Kavajës duke ndihmuar shumë qytetarë që kanë pasur nevojë Fiqireti vendosi të dalë në pension duke i lënë radhën të rinjve.
Në shenjë falenderimi dhe respketi për punën dhe kontributin e tij, Stafi i Spitalit u mblodhën për ta përcjellë me nderime dhe mirënjohje.
Mesazhi i Stafit
💌 Për Fiqeretin 🚑
Urime 💐 koleg I dashur për fillimin e pushimeve tuaja të pensionit. Ti ke bërë një punë të mrekullueshme ndër vite! NE ,stafi I Urgjencës dhe I gjithë Spitalit Kavaje🏥 jemi krenarë që kemi punuar së bashku në situata të lehta dhe të vështira ,dhe do të vazhdojmë te jemi miqtë e tu gjithmonë !
Qofsh përhere I lumtur🙏 në jeten tende te re!
Do të na mungosh shumë!
Me respekt dhe dashuri stafi I Spitalit Kavajë!
#pensiontembare
#spitalibashkiakkavaje
Kavaja.Net