Një ditë para protestës, kreu i PD, Sali Berisha paralajmëroi se protestuesit nuk duhet të preken apo të provokohen nga policia. Sipas tij, nesër vendos sovrani dhe tubimi do të zgjasë siç u shpreh ai “sa t’i teket popullit opozitar”.
Për Berishën, problemi nuk është kërpudha para kryeministrisë, por Edi Rama, i cili siç u shpreh kreu i PD “është më toksik se kërpudha”.
Berisha: Problemi ynë nuk është kërpudha, por Edi Ramë më toksik se çdo kërpudhë tjetër mbi tokë. Rama është kërpudha më toksike e planetit. Ta dini nga unë, se dikur i kam pasur në shkencat që lexoja dhe edhe kërpudhat kanë bërë pjesë.
Pyetja e gazetarit të Panorama, Mariglen Kume: Policia ka dhënë vetëm dy orë për protestën, qytetarët do të shpërndahen?
Berisha: Policia në interesin e saj më të mirë të mos bëhet mercenare e Edi Ramës. Këtë i them policisë unë. Ka kushtetutë, protestuesit janë fuqia morale e vendit, mjerë ai që i prek.
Protesta do të zgjasë sa të dojë populli opozitar, sa ti teket popullit opozitar. Ai nesër është sovrani.