Kreu i PD Hysen Kadiu fton qytetarët në protestën e 12 Nëntorit: Ti dalim për Zot Shqipërisë dhe Kavajës

Kryetari i PD së Kavajës Hysen Kadiu ka ftuar të gjithë qytetarët ti bashkohen protestës së 12 Nëntorit të thirrur nga opozita.

Përmes një statusi në Facebook ku rendit arsyet Pse duhet protestuar kundër kësaj qeveri, Kadiu thotë se vetëm bashkë mund ti dalim për Zot Shqipërisë dhe Kavajës që sipas tij janë shpopulluar nga largimi masiv i qytetarëve për shkak të varfërisë dhe korrupsionit.

Vrasjet e të rinjve nga policia, udhëtimet me charter të Kryeministrit Edi Rama me kosto 22 Milionë euro, rritja e çmimit të naftës dhe ushqimeve apo afera e Inceneratorëve janë arsye të mjaftueshme për të dalë në shesh kundër kësaj qeverie.

Mesazhi i Plotë

📌Bashkë, T’i dalim për zot Shqipërisë!

Të dashur miq, dashamirës dhe banorë të bashkisë Kavajë !
Kombi ynë sot përballet me një rrezik ekzistencial të tijin, “Shpopullimin”!

📍Mbi 700 mijë Shqiptar janë larguar nga vendi vitet e fundit, duke lënë pas familjet, 👨‍👩‍👧‍👦shtëpitë dhe të dashurit e tyre.
Një thënie e vjetër e popullit na mëson se: “Një dimër në atdhe është më i mirë se shumë pranvera në dhe’ të huaj.”
Po përse po ndodh kjo braktisje masive nga të rinjtë❓

➡️Ikja e të rinjve nga pragu i shtëpisë është pasqyra më reale e projekteve shpopulluese të kësaj qeverie. Ky nuk është rezultat thjeshtë i disa politikave të gabuara, kurrësesi jo. ❌ Përkundrazi është rezultat i politikave kuazi Shoviniste Serbe, të cilat reflektohen në forma të tjera, por me qëllime të njejta.

👉🏼Një shtet ku qytetarët nuk gëzojnë minimumin jetik, e kanë rrogat e pensionet më të ultat në rajon. 📉
👉🏻Një vend pa siguri për jetën, e ku qytetari zgjohet në mëngjes dhe lexon në lajme se Policia vrau një tjetër djalë të ri. 😞
👉🏻Një qeveri që pranon nën rreshta korrupsionin, po asnjë organ i drejtësisë nuk ka forcë të veprojë. I kemi dëgjuar të gjithë mbi 400 milion Eurot e incerneratorëve që nuk punonin edhe 22 milion Eurot e udhëtimeve me çarter të Kryeministrit. 💸
👉🏻Një ekonomi, që takson 23% biznesin e vogël dhe nga ana tjetër shpenzon 8 herë më shumë për 1 km rrugë, në krahasim me një vend pjesë e BE-së. 💰

➡️Pyetja që unë dua të ngre sot me Ju është:
A duhet t’i shmangemi kësaj të keqe që kërkon përballje❓

Data 12 Nëntor cakton ditën e përballjes. Ora 16:00 shënon orën e revoltës! ✅⏳
Pjesëmarrja në këtë protestë është përcjellësi më i zjarrtë i revoltës suaj! 🤝🏻
Erdhi koha që zëri ynë të dëgjohet, e me të drejtë të fitojmë atë që na takon, të jetuarit krenarisht në Shqipërinë tonë! 🇦🇱

Ju ftoj të gjithëve të protestojmë së bashku, për t’i dalë zot vendit tonë! 🦅