Qeveria frikë nga protesta e me 12 nentorit, tërhiqet nga vendosja e fashës 800 kWh

Katër ditë para protestës së 12 Nëntorit, qeveria ka bërë një hap pas nga vendosja e fashës prej 800 kilovatësh për abonentë familjarë. Ditë sotme ajo ka njoftuar se fasha nuk do të aplikohet as për muajin nëntor. 

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetet sociale se shifrat e konsumit për muajin tetor janë domethënës ndërsa shton se janë marrë në konsideratë edhe parashikimet e motit për reshje në vijim dhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar.

“Qeveria Shqiptare po mbron të gjithë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël nga goditja e çmimit stratosferik të energjisë

Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor, duke konsideruar gjithashtu parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë

Vetëm duke qenë të bashkuar me të vërtetat e kësaj situate ne mund dhe do ta përballojmë edhe këtë sfidë, ku THEMELOR MBETET KURSIMI”, shkruan Rama.

Në një deklaratë për mediat, zv/kryeministrja Belinda Balluku dha një shpjegim të detajuar për këtë vendim të qeverisë. “Në rast se të gjithë bashkë vendosim të kursejmë qeveria shqiptare është e vendosur të mos ekspozojë asnjë abonent ndaj fashës pre 80 kilovatësh”, deklaroi ministrja.