Para zgjedhjeve lokale të vitit që vjen, qeveria ka planifikuar të investojë për bujqësinë në rrethin e Kavajës duke u ardhur në ndihmë fermerëve për vaditjen e tokave bujqësore.
Gjatë prezantimit të buxhetit të 2023, Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca tha se është planifikuar një fond prej 3 Milionë Euro për kanalet vaditëse.
Projekti i parë që ajo përmendi se do të realizohet vitin që vjen është ai i kanalit vaditës Peqin-Kavajë.
“Në mbështetje me nje buxhet prej 2.1 miliardë lekë ose rreth 20 Milionë Euro që në fokus ka rehabilimin e kanaleve ujitës me një fond prej 328 Milionë lekë ose rreth 3 Milionë Euro. Ne ujitje përmirësohet infrastruktura për rreth 12 Mijë hektarë. Duke nderhyrë në rehabilitimin e disa kanaleve kryesore ujitës si: Peqin-Kavajë, Mat-Lezhë etj”, tha Ministrja Frida Krifca.
Rehabilitimi i tij do sjellë mbeshtetje për fermerët e Kavajës dhe Rrogozhinës për të vaditur tokat e tyre.
Mos funksionimi i tij prej vitesh ka berë që ai të mos përdoret për vaditje nga fermerët e Njësive Admijistrative Gosë, Lekaj, Luz i Vogël dhe Synej duke ju shkaktuar shumë dëme dhe detyruar të lënë hektarë të të djerrë.
Kanali vaditës Peqin-Kavajë ka një gjatësi 40 km dhe në shumë pjesë të tij është i shkatërruar plotësisht. Ai është ndërtuar prej të burgosurve politik, që vuajti dënimin me punë të detyruar.