Kreu i PD Lulzim Basha deklaroi për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit se afera e inceneratorëve është vjedhja e shekullit.
Sipas Bashës komisioni hetimor i ngritur për këtë cështje “ka bërë atë që denoncimet e opozitës e mediat nuk arritën dot ta bënin të plotë. Ka zbërthyer mekanizmin si janë vjedhur këto para. Mekanizëm i denjë për skenarët e mafias të përfshirë janë gjysma e kabinetit qeveritar, të gjithë zyrtarët e lartë, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, drejtorët më të lartë të shtetit të përfshirë drejtpërsërdrejti ose përmes dëshmive të tyre sic ishte dëshmia e drejtoreshës së prokurimeve tha që inceneratori i Elbasnait është prokuruar pa prokurim”.
Basha ka komentuar edhe përgjigjen e dhënë nga kryeministri Edi Rama në Uashington për gazetarët kur u pyet për këtë aferë.
“Pyetja që shtrohet e është retorike a mund të ndodhin dhe një e dhjeta e këtyre pa u përfshirë Rama kryeministri?
Kjo është pyetja që i është bërë dje dhe në Uashington nga disa kolegë tuaj. Përgjigja qesharake kush ka ngjyer gishtin pas shpinës së qeverisë.
Ndërkohë që para syve të shqiptarëve janë imazhet që kur inceneratoti i Elbasanit u denoncua atë ditë që u denoncua në prokurori, Rama mbodhi grupin parlamentar tek një vend grumbullim plehrash, mori në mbrotje një aferë korruptive e kriminale”, tha Basha.
Deklarata e Bashës
Siç e keni vërë re gjatë gjithë seancës parlamentare fokusi i artisë Demokratike ka qenë te afera e shekullit. Ajo që i gjithë opinioni publik, të majtë e të djathtë e kanë kuptuar se është vjedhja më e madhe që ka ndodhur në këto 30 vite, afera e djegies, së plehrave apo e inceneratorëve.
Pse është i rëndësishëm Koncensioni?
Sepse ju e dini që ne kemi 6 vite që e denoncojmë. Vitin e kaluar kemi qenë së bashku 3 javë ditë për ditë në ditët e fundit të vitit. Por komisioni ka bërë atë çka denoncimet e opozitës dhe të gazetarëve dhe të medias nuk arrinin dot ta bënin të plotë. Ka zbërthyer mekanizmin se si janë vjedhur këto para. Dhe mekanizmi është një mekanizëm i denjë për skenarët e mafies.
Të përfshirë janë gjysma e kabinetit qeveritar, të gjithë zyrtarët e lartë, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, drejtorët më të lartë të shtetit, agjencive të shtetit të përfshirë drejtpërsëdrejti ose përmes dëshmive të tyre siç ishte dëshmia e drejtoreshës së Prokurimeve e cila praktikisht tha se inceneratori i Elbasanit është prokuruar pa prokurim, pra pa pasur një procedurë prokurimi.
Pyetja që shtrohet dhe sigurisht është retorike, a mund të ndodhnin edhe 1/10 e këtyre pa u përfshirë vetë Edi Rama kryeministër?
Kjo është pyetja që i është bërë vazhdimisht. I është bërë dje nga disa prej kolegëve tuaj në Washington.
Përgjigja është qesharake: Kush ka ngjyer gishtin pas shpinës së qeverisë. Ndërkohë që para syve të shqiptarëve janë akoma imazhet që kur inceneratori Elbasanit një nga tre inceneratorët e kësaj aferë që i ka kushtuar shqiptarëve 430 milionë euro u denoncua atë ditë që u denoncua në prokurori Edi Rama mblodhi Grupin Parlamentar dhe çoi tek Inceneratori. Është rasti i parë e ndoshta unik në botë që mblidhet Grupi Parlamentar i një partie politike, për më shumë i një partie politike në pushtet te një vend grumbullim plehrash. Pse?
Mjafton të dëgjoni mesazhet që Edi Rama i jep atë ditë nga inceneratori i Elbasanit, merr në mbrojtje një aferë korruptive, një aferë kriminale.
E rëndësishme është që ky komision po provon dita ditës se si funksionon ngritja e kësaj skeme dhe disa elemente sepse ka shumë, aq shumë saqë edhe media shpesh e ka të vështirë të përcjellë gjithçka.