Kavajë/ Policia arreston në flagrancë pronarin dhe kamarierin e lokalit. Ja çfarë u zbulua!


Pronari i një lokali në Kavajë dhe kamarieri u arrestuan në flagrancë nga policia pasi u zbulua se në ambientet e biznesit për përdorej e shitej drogë dhe organizoheshin lojëra fati.

Efektivet pranë Komisariatit të Policisë Kavajë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Gledian Caushi dhe kamerieri A.SH.

Gledian Caushi 30 vjeç, banues në Golem, Kavajë, pronari i lokalit, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Mesohet se A.Sh., kamarieri ishte i mitur, i moshes 17 vjeçare dhe do hetohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorim droge dhe lotari të palejuara. 

Arrestohen në flagrancë pronari i lokalit dhe kamerieri, procedohet penalisht një shtetas tjetër. 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij, për përdorim droge dhe për lojëra fati, specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Kavajë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– G. C., 30 vjeç, banues në Golem, Kavajë, pronari i lokalit, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Punësimi i paligjshëm”;  

– A. Sh., 17 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi M. B. 

Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi në lokalin në pronësi të shtetasit  G. C., shtetasi A. Sh., i punësuar si kamerier, i ka shitur një sasi lënde narkotike shtetasit M. B.   

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në aparatit celular të shtetasit A. Sh. u gjetën programe për lojëra fati.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.