“Po vuan Shpopullimin”, Kreu i PD takon banorët në Vorrozen: Bashkia ka harruar fshatin, pergjigjen do e marrë në 14 Maj

Kryetari i PD në Kavajë Hysen Kadiu zhvilloi një takim me banorët e Njësisë Administrative Vorrozen që sipas tij vuan pasojat e shpopullimit.

Përmes një mesazhi në Facebook, Kadiu thotë se Bashkia e Kavajës e ka lënë pas dorë fshatin Duke mos investuar dhe shkaktuar pasoja të jashtëzakonshme për fermerët.

Mesazhi i Plotë

Një kafe mes miqsh në Vorr💙zen! ✌🏼

📍Edhe pse është vetëm pesë minuta larg nga qendra e qytetit, Vorrozeni është nga fshatrat që po vuan pasojat direkte të shpopullimit.

➡️Mungesa e ujit vaditës ka sjellë dëme të konsiderueshme për bujqësinë në Vorrozen e Blerimaj dhe pasojat e kësaj papërgjegjshmërie po i vuajnë drejtëpërdrejtë fermerët e zonës.

👉🏼Është për të ardhur keq, sesi Administratori i Luzit të vogël dhe Drejtori i Bordit të kullimit të ujrave i kanë lënë vendlindjet e tyre të katandisen deri në faliment.
Në arat e Vorrozenit nuk ka munguar ndonjëherë uji vaditës, ndërkohë sot edhe pse është i përfaqësuar gjerësisht, fshati është lënë në harresë, e banorët në mëshirën e fatit…

Përgjigjen e merrni në 14 maj! 🤝🏼