Përballje fantastike në Champions, Real Madrid “peshkon” Liverpool, Milan gjen “gjelat”. Buzëqesh Inter. Bayern-PSG

16 ekipet më të mira në Evropë mësuan rivalët e tyre në fazën e 1/8 në Champions League.

Goglat rezervuan përballje fantastike, në fakt ishte e pritshme pasi ekipe si PSG dhe Liverpool u kualifikuan si të dytët në grupet respektive.

Shorti solli për tifozët edhe një herë finalen e edicionin të fundit teksa Real Madrid “peshkoi” sërish Liverpool.

Një tjetër përballje fantastike është ajo ndërmjet PSG dhe Bayern Munich, një tjetër finale e parakohshme, në fakt një finale që tifozët e shijuan pak vite më parë. Kampionët e Serie A, Milan gjejnë në fazën e 1/8 Tottenham e Antonio Conte-s.

Short me fat për Inter me zikaltërit që do të përballen me Porton. Mund të buzëqeshin edhe në radhët e Napolit pasi goglat i vendosën përballë Frankfurt.

Man.City i Pep Guardiolës, një nga favoritet e këtij edicioni, do të përballet në fazën e 1/8 me ekipin e Leipzig:

FAZA 1/8 ÇIFTET

Leipzig-Man.City
Clube Brugge-Benfika
Liverpool-Real Madrid
Milan-Tottenham Hotspur
Frankfurt-Napoli
Dortmund-Chelsea
Inter-Porto
PSG-Bayern

Ndeshjet e para të fazës së 1/8 do të luhen më 14/15 shkurt ndërsa ndeshjet e kthimit me 21/22 shkurt.