Lushnja- Luzi 2008 përfundon 2-2/ Grushta dhe shkelma mes tifozerive në “Roza Haxhiu”

Ndeshja Lushnja- Luzi 2008 përfundoi 2-2 por situata ishte kaotike për vendasit. Dy golat e pësuara në pjesën e parë ndaj Luzit 2008 në sfidën që po zhvillohet në “Roza Haxhiu” kanë bërë që në tribunën qendrore të plasin grushtat dhe shkelmat.

“Panorama Sport” mëson se rreth minutës së 40-të ka pasur një konfrontim mes tifozëve vendas dhe atyre miq, ndërkohë që ndeshja u ndërpre për disa minuta, deri sa situata u vu në kontroll. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 për miqtë. Gazeta ka arritur të sigurojë edhe videon ekskluzive të momentit të përleshjes në tribunën e stadiumit “Roza Haxhiu”.

REZULTATI

Lushnjarët e trajnerit Tetova e panë veten në disavantazh të dy golave në pjesën e parë, ndërkohë që 2 penalltitë e akorduara në të dytën, të shënuara nga Canka, shpëtuan lagunarët nga humbja.

REZULTATET:

LUSHNJA-LUZI 2008 2-2

Canka 49′ (p), 83′ (p)/ Ramazani 36′ (p), Merdini 42′