Besa triumfon në transfertë ndaj Tërbunit, Bali futet nga stoli dhë bën heroinBesa e Gugash Maganit ka shtangur Tërbunin në Pukë, duke e mposhtur me rezultatin 0-1 në sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë së Parë. 45 minutat e para të lojës u mbyllën me rrjeta të paprekura.
Në fragmentin e dytë të lojës, trajneri Magani bën lëvizjet e duhura, teksa në të 54-tën largon nga fusha Dakën dhe në vend të tij aktivizon tiranasin Bali.
Ishte ky i fundit që në minutën e 74-t do të shënonte golin e fitores për Besën, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës kavajase.
Kujtojmë që Besa është eleminuar nga Kupa e Shqipërisë dhe të gjithë vëmendjen e saj e ka tek kampionati.
FT
TËRBUNI 0-1 BESA
Bali 74′