Deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako ka dëshmuar këtë të premte në SPAK lidhur me çështjen e inceneratorëve, në cilësinë e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.
Kujtojmë që emri i tij është përmendur disa herë, ku nuk kanë munguar edhe akuza nga opozita në drejtim të Bllakos.
Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka është arrëstuar pas hetimeve të SPAK lidhur me inceneratorin e Elbasanit. Prokuroria e Posaçme ka konfirmuara se po vijojnë hetimet për të tre inceneratorët.
Një ditë më parë, ishte kryedemokrati Lulzim Basha që deklaroi se babai i Alqi Bllakos, paguhet nga inceneratorët me një pagë prej 10 mln lekësh në muaj.
Në SPAK ka shkuar për të dëshmuar edhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi.Prej më shumë se 2 orësh e gjysmë, ai ndodhet në Prokurorinë e Posaçme.