Aksident i trefishtë në Elbasan-Peqin, plagosen dy shtetas


Tre automjete janë përfshirë në një aksident këtë të premte në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Për pasojë, dy shtetase janë plagosur.

“Janë dëmtuar shtetasja V. S., drejtuesja e mjetit tip “Benz” dhe shtetasja N. Zh., pasagjere në automjetin tip “Toyota“, të cilat ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën”, beri me dije policia.

Elbasan /Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin R. Q., me automjetin tip “Benz” me drejtuese shtetasen V. S. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. Zh.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasja V. S., drejtuesja e mjetit tip “Benz” dhe shtetasja N. Zh., pasagjere në automjetin tip “Toyota“, të cilat ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.