Vajza e tij dhunoi të moshuarën në azil, flet babai i infermieres: Gjendja shëndetësore e saj nuk është e mirë!

Babai i ish-infermieres, Aurona Pelaj ka folur për T7, duke dhënë detaje se si e ka kuptuar për rastin. Video e cila është publikuar në rrjetet sociale shfaqnin një infermiere 23-vjeçare teksa rrihte një grua të moshuar, të sëmurë e krejt të pambrojtur në një qendër për përkujdesjen e këtyre personave në Pejë. Të paktën dy punonjëse tjera të kësaj qendre argëtoheshin me aktin dhe ishin kujdesur që atë ta incizonin me telefon.

Ai ka folur edhe për gjendjen e vajzës së tij, për të cilën thotë se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai tha se edhe ka kërkuar falje, është shumë i shqetësuar me atë çfarë ka ndodhur.

Më tej ai tha se sot kanë marrë edhe një avokat për rastin.