Një punonjës i OSHEE-së në Vlorë gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me thikë një koleg të tijin në lagjen ‘Uji i Ftohtë’.
Raportohet se shtetasi me iniciale N. Zh. ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin K. Sh. i cili ka përfunduar në spital dhe gjendet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, shoqërohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autori i dyshuar.
Paraditen e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së).
Shtetasi K. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.