“Tetori rozë”, Deputeti Xhafaj viziton Spitalin e Kavajës: Mjekët të përkushtuar në luftën kundër kancerit të gjirit

Deputeti i PS Etjen Xhafaj bashkë me Kryetarin e Bashkisë Kavajë Redjan Krali kanë vizituar Spitalin e qytetit në kuadët të Muajit të ndërgjegjësimit në luftën kundër Kancerit të gjirit.

Mesazhi i Xhafaj:

#TetoriRozë🎀 , shënjon muajin e ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit. E megjithatë do duhet të jetë një luftë dhe ndërgjegjësim i përmuajshëm i gjithësecilit, por dhe çdo instance përkatëse.

Ndaj zgjodhëm me Redin që në kuadër të kësaj kauze të bënim një vizitë në Spitalin e Kavajës 🏥

Një takim miqësor me mjekët dhe stafin e spitalit, dhe një mundësi për të diskutuar nga afër, të cilët i shërbejnë me përkushtim dhe vetëmohim qytetit dhe qytetarëve. 🙏