Picajoli Denis Allmeta, tani instruktor në akademinë Prestigjose PizzaItaliana!
Kavajasi Denis Allmeta nga sot është instruktor në akademinë presitigjoze Italiane PizzaItaliana.
Pas vitesh sakrificash, studimi dhe pune të palodhur në Venecia, Rimini dhe përgjegjës në SAVONA, pas një kursi intensiv trajnimi, Denisi ka marrë certifikatën e instruktorit në akademinë e njohur Italiane.
Akademia prestigjioze Pizzaitaliana ka bërë për herë të parë pjesë të saj një picajol shqiptar pjesë të saj si shef dhe instruktor.
Tani, Denis Allmeta do të ketë një detyrë të rëndësishëme, të mësojë brezat e rinj si të bëjnë ushqimin më të preferuar të Italianëve!
Stafi i Kavaja.Net i Uron Suksese të mëtejshme 👏👏