Lulzim Basha “kalon” oqeanin, ish-kreu i PD vizitë në Uashington


Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në SHBA. Sot janë publikur foto të Bashës në një aktivitet që po mbahet në Washington, ku mes të ftuarve shihet edhe ish-kreu i PD, Lulzim Basha dhe Presidenti i BERZH-it, Renaud Basso në Qendrën Amerikane për Studime Strategjike në Uashington DC.

Kjo është vizita e parë e Bashës në SHBA, pas një kohe të gjatë. Pak muaj më parë kur ishte ende në drejtimin e PD, Basha mori një ftesë publike nga zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, për të udhëtuar në SHBA.