Ish- Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Andi Lila ka shprehur vlerësimet e tij për performancën e ekipit të Egnatias së Rrogozhinës në ketë sezon. Përmes një statusi në Facebook Lila e quan skuadër sipatike që po arrin rezultate të mira falë mirëmenaxhimit.
Mesazhi i Andi Lila:
Egnatia, skuadra shumë simpatike e kampionatit tonë, korrekte brenda dhe jashtë fushe.
Drejtuesit po fusin një frymë të re në mënyren e manaxhimit të skuadrës, filozofia dhe objektivi është që të ndërtojnë një skuadër me plan afatgjatë dhe të mirëmenduar. Deri më tani ja kanë dalë më së miri.
Në Rrogozhinë luhet futboll fair-play, edhe nga stadiumi që ta ofron këtë mundësi. Trajneri Tetova po na tregon që edhe pse i ri di të manaxhojë shume mirë situatat dhe ta përshtasi skuadrën në fushë në varësi të kundërshtarit dhe rezultatit.
Ndeshja në fundjavë përballë Erzenit jashtë fushe i dha një pike shumë të rëndësishme skuadrës që nuk pëson gol prej 5 ndeshjesh ne kampionat dhe 1 një kupe, rekord sezonal, gjithashtu nuk arrin të shenoje prej 3 ndeshjesh radhazi, problem që duhet të zgjidhet.
Nuk do çuditem nëse Egnatia do të jetë një nder skuadrat që do të na përfaqësoi shpesh në Europe dekadën që po vjen.
‘’Mirëmanaxhim’’
Kavaja.Net