Fatmir Efica: Egnatia e Rrogozhinës ekip model!


Egnatia e Rrogozhines eshte bere nje skuader model. Kete po e thone te gjithe aktoret e faktoret qe jane pjese e futbollit elitar shqiptar. Komplomentet e para i shkojne presidentit Z. AGIM DEMROZI.

Nje burre i thjeshte. Shume i thjeshte madje. Fjale pak e pune shume. Investimet e bera per stadiumin e Ri me pamje joshese dhe fushen padiskutim nder me te mirat ne Shqiperi, jane deshmi e qarte se futbolli ne Rrogozhine ka hyre ne rrugen me te sigurte.

Te zhvillimit momental per tu admiruar ne cdo komponent po dhe vizionit perspektiv. Eshte nje shembuull qe meriton pergezime pa fund.

Sot te ndeshja e kupes me fqinjet e Shkumbinit Egnatia mori nje fitore, me sakte dubloi po me te njetat shifra fitoren 3-0 sa ne takimin e pare ne Peqin.

Synimet e ambiciet e Egnatias meritojne nje bravo te madhe.

I lumte te gjitheve drejtuesve, futbollisteve dhe tifozeve…

Nga Fatmir Efica, Gazetar