Është zhvilluar këtë të mërkurë Asambleja e KiE në Strasburg. Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim kritik ndaj Këshillit, lidhur me raportin Dick Marty, duke kërkuar që të respektohen të drejtat e njeriut.
Qëndrimi i kryeministrit Rama ishte dukshëm kritik.
“Në kronikë u bë i qartë qëndrimi i kryeministrit Rama në KiE, në kronikë patëm mundësi të dëgjonim edhe reagimin e një deputeteje serbe, por nuk ishte ajo e vetmja që e konsideroi si shokues fjalim e kryeministrit Rama. Pati edhe anëtarë të tjerë, një ndër to ishte edhe një anëtare e asamblesë parlametare të Këshillit të Europës që vinte nga Zvicra. Të gjitha akuzat që pati ndaj Carla del Ponte, por edhe për Dicky Marty.
Pra ishin fjalë kritike ndaj kryeministrit Rama, por edhe shkëmbime kritikash. Ndaj gjithë këtyre kritikëve, Rama tha se është i hapur për debat”.