Rama kritika KiE-së, rikthen historinë e ‘Shtëpisë së Verdhë’ të Carla Del Pontes dhe shigjeton Berishën: Delegacioni shqiptar s’e pengoi raportin për akuzat ndaj Kosovës

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Përgjithshme të Këshillit të Europës në Strasburg nuk i kurseu kritikat ndaj këtyre strukturave sa i takon akuzave që janë drejtuar ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për trafik organesh.

“Britma e sprapsmë e Kosovës nuk mund të shpërfillej më. Beteje e saj për mbijetese ngjalli reagim botëror. Komuniteti ndërkombëtar mori përgjegjësi dhe erdhi në ndihmë. Ndërhyrja ushtarake njohu luftën e UÇK. Drejtësia u vu në vend, dinjiteti u rivendos. Mund të riniste pajtimi, ose të paktën kështu dukej. Lufta është në natyrën e shëmtuar. Lufta në Kosovë nuk ishte e zakonshme, por shfaqje e përgjakshme e një lufte utranacionaliste. Ishte një thirrke e dëshpëruar nga zemra e Europës. Europa gjeti busullën e saj morale, por më pas kjo busull humbi. Humbi në këtë ndërtesë. Të njëjtat institucione ndërkombëtare që sollën fundin e luftës në Jugosllavi i dhanë fund vuajtjes së Kosovës, minuan veprimet e tyre. Vetë parimet e tyre. Ata jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje integritetin e luftës për liri të Kosovës. Por përmes veprimeve të tyre pretenduan se nuk kishin pasur një të tillë. Këtu janë faktet. Më pak se një dekadë, pas ndërhyrjes së NATO-s Carla Del Ponte, ish-kryeprokurore e Gjykatës botoi një libër ‘Zonja Prokurore’.


Ajo pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshi mbi të gjitha trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditjeje në mbarë botën. Kjo akuzë zuri faqet e para, nga Europa në Australi. Pavarësisht faktit, akuzat u mohuan në Kosovë kategorikisht. Pyetja më misterioze e të gjithave ishte; çfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme? Hetimet e saj për çështje edhe në Shqipëri në 2004 , kishin dalë me rezultate por përse do të mbeteshin këto akuza? Pyetjet ishin aq interesante, sa tërhoqën vëmendjen e njerëzve të Putinit, të njerëzve këtu. Në 2008 u paraqit një mocion për të gjithë paraardhësit tuaj. Dëgjoni titujt; trajtim çnjerëzor dhe trafikim i paligjshëm i organeve në Kosovë. Kështu e quajnë pushtuesit; Kosovo. Kosaçevi vetë, një parlamentar, që përfaqësonte partinë e Putinit, u përball me vonë me sanksione nga BE dhe SHBA. Jo për ndonjë vepër të mirë. Por, ndërkohë që ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi përmes Këshillit të Europës, u ngrit në një nivel më tej. Mocioni i tij u mor nga ky organizëm. U pretendua se kërkimet e pavarura në rajon u bënë në emër të këtij organizmi. Ajo çka ka rëndësi këtu është se raporti përmendte me emër drejtues të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i akuzonte për kryerjen e krimeve të tmerrshme dhe trafikimin e organeve në 1998-1999. Raporti nuk prodhoi as atëherë dhe as më pas. Meqë ra fjala që ta dini, delegacioni shqiptar i pranishëm atëherë këtu nuk e pengoi këtë edhe me gjithësi nuk pati asnjë provë nga ato që autorët pretendonin, u miratua raporti. Ka një arsye për këtë. Jo sepse unë dhe ne në Shqipëri e zbuluam sot, që ky ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë i shpërndarë përmes duarve të nderuara të Këshillit të Europës, por pritëm me durim deri sa pamë akuzën zyrtare, së cilës do i kthehem më vonë. Uroj që të kuptoni seriozitetin e kësaj. Pretendime të pavërtetuara të një kryeprokuroreje, në kërkim të shitjes së librit të saj, që çoi në një mocion i paraqitur nga një Parti ‘Ushtria e bashkuar’, që më pas u shndërrua në një rezolutë të kësaj asambleje dhe çoi në krijimin e dhomave të specializuara të Kosovës.”, tha Rama.