Vrasja e babë e bir në Klos, zbardhet dinamika. Zbulohen emrat e dy personave të plagosur dhe e dy të arrestuarve


Policia e Klosit ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë ku mbetën të vrarë 2 babë e bir dhe u plagosën 2 të tjerë.

Nga breshëria e pumbave mbetën të vrarë Ilir dhe Kenado Shira.

Sipas drejtorit të Policisë, mësohet se dy personat e plagosur janë Renato dhe Eglantin Hasula të cilët janë nisur drejt Tiranës.

“Sot në orën 14:15 minuta në Klos ka ndodhur në ngjarje e rëndë, ku ngelen të vrarë Ilir dhe Kenado Shira. Të plagosur janë Renato dhe Eglantin Hasula. Të plagosurit janë nisur në Tiranë. U bë e mundur kapja e tre personave, Fiqiri, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë”, tha drejtori i Policisë.