Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali. Një çift shqiptarësh janë arrestuar në Padova, pasi ndaj tyre ishte lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet Norvegjeze.
Në fakt, autoritetet e këtij vendi kishin dënuar prindërit, pasi keqtrajtonin djalin. Ata e kishin vendosura 11-vjeçarin në një komunitet strehimi. Në një moment, prindërit e kanë marrë djalin nga ky institucion dhe me makinë janë nisur drejt Padova, ku u integruan me banorët e një fshati.
Kjo mënyrë jetese ka zgjatur derisa ata kanë rënë në duar të policisë dhe janë arrestuar, shkruajnë mediat italiane.