“Lokalet”/ Nga Nard Ndoka, Alimadhi e Çuno tek Papa e Kujtim Gjuzi, Berisha takim me aleatet nga partitë jo parlamentare


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar sot në një takim aleatët e partive jo parlamentare.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se në takim shumë politikan, si Nard Ndoka, Sali Shehu, Ekrem Spahia, Adriatik Alimadhi, Kujtim Gjuzi dhe Kostaq Papa, etj., të cilët janë paraqitur në selinë e PD.

Kujtojmë se sot pas ftesës së Berishës për të dalë me një kandidat për zgjedhjet lokale, erdhi dhe një reagim pozitiv nga grupi i Alibeajt. Ky i fundit pohoi se ishin të gatshëm që të diskutonin për të dalë me kandidatë të përbashkët, në interes të PD dhe opozitës, kundër qeverisë Rama.