Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, bëhet me dije se qeveria ka miratuar VKM për indeksimin e pensioneve.
Në vendimin e bërë publik njoftohet se efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 2 060 000 000 (dy miliardë e gjashtëdhjetë milionë) lekë dhe përballohen nga fondi i kontingjencës për paketën e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës, miratuar në buxhetin e vitit 2022.
Njoftimi:
VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.605, DATË 14.9.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR INDEKSIMIN E PENSIONEVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Paragrafi parë, i pikës 11, të vendimit nr.605, datë 14.9.2022, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“11. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 2 060 000 000(dy miliardë e gjashtëdhjetë milionë) lekë dhe përballohen nga fondi i kontingjencës për paketën e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës, miratuar në buxhetin e vitit 2022, të cilat ndahen: …”.
- Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU