“Kazanat plot me mbetje”, kreu i PD denoncon gjendjen, Hysen Kadiu: Në Kavajë është rikthyer kriza e plehrave!
Kryetari i PD së Kavajës Hysen Kadiu ka denoncuar gjëndjen e rënduar të pastrimit të qyteteve ku në çdo anë kazanët janë të mbushur me plehra për shkak të mospastrimit.
Mesazhi i Plotë 👇
🆘 Rikthehet sërish kriza e plehrave në Bashkinë e Kavajës. Qyteti dhe fshatrat prej disa ditësh ndodhen në një situatë alarmante, si pasojë e keqmenaxhimit të mbetjeve nga ana e Bashkisë.
👉Togfjalëshi i shumëpërdorur “jemi në gjendje lufte”, në Kavajë, ka marrë një tjetër ngjyrim. Kushdo që viziton qytetin tonë këto ditë, në nocionin e tij, do të krijojë imazhin e një qyteti të rrethuar nga të katërta anët me plehra e mbetje urbane!
Grumbuj të pafund, të cilat faremirë mund të kthehen në vatra sëmundjesh dhe epidemish, 🦠 e që mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve, lihen kapul brenda dhe jashtë koshave, tërësisht të patrajtuara. Nuk ka cep të Kavajës që nuk është potencialisht burim infeksioni dhe pisllëku.
📍Edhe pse rreziku epidemik i ngjan pak a shumë pasojës së një lufte, armiku për qytetarët nuk është i panjohur. Ai ka emër, është Bashkia Kavajë dhe ka përgjegjësi të drejtëpërdrejtë për paaftësinë, inkompetencën dhe papërgjegjshmërinë, si shkaktare e kësaj gjendje alarmante.
Situata të tilla, jo vetëm përsëriten, por sa vijnë e përkeqësohen, sa kohë në fokus nuk është menaxhimi i qytetit, por “gjuetia e shtrigave” kundrejt karrigeve e tavolinave të bizneseve, të cilët kanë guxuar të ngrenë zërin kundër padrejtësive dhe korrupsionit të kryeshtrigantit të Bashkisë!
🚮 Koshat e plehrave krijojnë paralelizmin me fytyrën e vërtetë të kësaj administrate, të cilën shumë shpejt qytetarët tanë do ta dërgojnë në landfillin politik të mbetjeve të pariciklueshme!