Një sherr me thikë është raportuar këtë të diel në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” të këtij qyteti. Mësohet se pas një konflikti të çastit 54-vjeçari ka plagosur me thikë 21-vjeçarin F.Sh., i cili ndodhet në spital ku edhe po merr ndihmën mjekësore.
Sakaq 54-vjeçari është arrestuar nga autoritetet.
Njoftimi: Plagosi me thikë një 21-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutave autori.
Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.