“Euro2024”, Shqipëria mëson kundërshtarët, shmang të gjithë ‘Big’ por gjen Lewandowskin

Në kërkim të ëndrrës së madhe Evropiane, Shqipëria njeh rivalët në kualifikueset e “Euro2024”. Kuqezinjtë kanë një arsye shumë të fortë të besojnë te ky objektiv, fati ishte me Shqipërinë teksa goglat na dhuruar rivalë jo shumë të fortë, asnjë nga përfaqësueset e mëdha Evropiane.

Sigurisht në një evenimentet të tillë, asnjë ndeshje nuk është e lehtë, por pa diskutim ky mund të konsiderohet pa frikë një short shumë pozitiv. Nga vazo e parë, Shqipëria “peshkoi” Poloninë e Lewandowskit duke shmangur të gjithë rivalët e tjerë të mëdhenj, por as Polonia nuk është një “kockë” e lehtë, mjafton të shohim dy ndeshjet e fundit në kualifikueset e Botërorit, ku na mposhtën në të dy takimet.

Në Grupin E së bashku me Poloninë, goglat i rezervuan Republikën Çeke, edhe këtu ishim me fat pasi mund të përballeshim përfaqësuese si Franca apo Anglia. Ishujt Farore dhe Moldavia ishin dy rivalët e tjerë të Shqipërisë duke e bërë tablonë shumë pozitive. Kujtojmë që në “Euro2024”, kualifikohen direkt dy përfaqësueset e para, Shqipëria duhet të lë pas një ndërmjet Polonisë dhe Republikës Çeke.

GRUPI E:

POLONI

REPUBLIKA ÇEKE

SHQIPËRIA

ISHUJT FAROE

MOLDAVIA