“Kush e futi këtë mortjen këtu“/ Këlliçi e pyet për inceneratorët, ndërhyn deputetja e PS, Rama: T’u bëfsha kurban, më lër se mezi pres të merrem me Dhuratën

 

Vazhdojnë debatet në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ku prej më shumë se 7 orësh po jep dëshminë e tij kryeministri Rama.


Rama: Tani sa i përket pjesës së Sharrës më falni për modestinë por bashkia e Tiranës për herë të parë në histori nën drejtimin tim ka bërë hain e parë për një impiant të trajtimit të plehrave.

Belind Këlliçi: Kjo është fotoja e Ardit Gjoklajt, një i mitur që punonte në landfillin e Tiranës, këtu kam dhe foton e kryebashkiakut të Tiranës që drekon me prokurorin e çështjes. Çuditërisht kjo çështje u mbyll pas kësaj fotoje. Nuk ju kam parë ndonjëherë ta përmendni si rast dhe ju gjetët rastin të shkoni tek familja e Klodian Rashës dhe shumë mirë bëtë. Por kjo lidhet ngushtësisht me reformën në drejtësi….

Edi Rama: Për çfarë?

Belind Këlliçi: Kryetari i Bashkisë është në një foto me prokurorin e çështjes. Pak javë pasi ndodhi vdekja e Ardit Gjoklës doli me pompozitet për të lajmëruar se do të vinte një kompani hollandeze. Çudistërisht ishte Zoto që kishte hapur kompani në vitin 2016 dhe në ato momente që nënshkroi shiti dhe aksionet në offshore. Ju duket rastësi?

Edi Rama: Nuk e përqafoj dot këtë teorinë e të bëri politikë duke akuzuar për vrasje një kundërshtar. Unë nuk jam i kësaj shkolle dhe është shkollë shumë e vjetër kjp. Do kisha shumë dëshiirë që të komentoja vendimin e Gjykatës Kushtetuese, këtë të fundit, por nuk e komentoj, nuk e bëjë këtë gjë. E kam bërë si zgjedhje duke marrë përsipër koston e llafeve. Për çështjen që përmende ka vendim gjykate, pse duhet të besoj gjithë këtë film kur vendimi i gjykatës është aty. Sepse është një foto?

Belind Këlliçi: Dakort

Edi Rama: Më mirë kështu haptas që siç tha kryetarja jemi të koordinuar, sepse këtë s’e beson as publiku, e kapën gjallë, këtë beson njeri.

Këllici: Kush do t’i zëvendësojë paratë që janë faktuar që janë korruptive në të tre inceneratorët?

Rama: Po ti lexon aty apo më shikon mua?

Këllici: Këtë dëm kush e zëvendëson, 13.2 milionë euro?

Rama: Evazion fiskal s’kanë bërë vetëm këta. Evazioni goditet me ligj, po u kap e pëson.

Rama: Kush e futi këtë mortje këtu, që janë bërë eurot si me qenë letra. Politika si garë se kush ka vjedh më shumë është degjenerim duke e ërë veten non grata në sy të njerëzve.

Ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, e keni shkruar gabim.

(Ndërhyrje nga salla)

Rama: O Antoneta t’u bëfsha Kurban, mezi po pres të merrem me Dhuratën. Le Dibrën për mua.