Jemi mësuar që personazhet publike, qofshin apo jo pjesë të politikës mos t’i përfytyrojmë kurrë të kryejnë aktivitete të përditshme. Deputeti Saimir Korreshi i njohur gjithnjë për stilin e tij karizmatik.
I tillë ishte edhe rasti i deputetit të Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi i cili u shfaq në poza aspak të zakonshme nga ç’jemi mësuar ta shohim.
Korreshi ka publikuar disa foto ku shihet duke bërë bukë vetë. Si një nikoqir i mirë, ai duket teksa përgatit vetë brumin dhe rezultatin final e tregon në një tjetër shkrepje.
E si çdo shqiptar i zakonshëm, politikani ka zgjedhur ta shoqërojë këtë kulaç me një pjatë fasule, djathë, ullinj dhe qepë. Një pjatë kjo tipike jona, por që me kulaçin e bërë prej tij duhet të shijojë edhe më shumë.