Përplasjet në ndeshja Besa-Korabi, Gazetari Feriz Ferizaj: Kur dhuna stimulohet nga Bilbilat e Futbollit


Perplasjet në ndeshja Besa-Korabi, Gazetari Feriz Ferizaj Apel FSHF dhe Kolegjit të Gjyqtarëve: Kur dhuna stimulohet nga Bilbilat e Futbollit

Nga: Feriz Ferizaj

Kur dhuna stimulohet nga Bilbilat e Futbollit

Kam ndjekur qindra sfida ne futboll ne te gjitha nivelet qe nga moshat, Liga dyte, liga pare, Superliga dhe nderkombetare.

Por skam hasur kurre ne nje gjykim kaq te turpshem. Kaq skandaloz sa ai i Mario Shabanajt ne takimin Besa-Korabi. Kam pare gola me pa te drejte te anulluar, te pranuar, 11m te dhene e mohuar. Por veprime prej kamikazi qe ndeshkon nje ekip si Besa nga minuta pare ne te 96 skam pare.

E quaj Fat madje te Madh qe tifozet e Beses, futbollistet e saj nuk e njohin e as e pranojne dhunen. Sepse kam bindjen se ne fusha “problematike” ne kete rast padyshim do shihnim Dhune te paevitueshme.

Ndaj apeli im shkon per FSHF, KOLEGJUMIN E GJYQTAREVE.

Mos lejoni bilbila te tille qe te nxisin, stimulojne e prodhojne dhune ne stadiume.

Disa bidone uji te hedhur drejt Tij nuk mendoj se quhen akte dhune.

Pavarësisht se nuk i perkrah por reagimi me minimal per ate cfar pane e perjetuan gjithe stafi, lojtarët e tifozet verdhezi.