Besa barazon në shtesë me Korabin mes konfliteteve dhe ndërprerjes


Ekipi i Besës së Kavajës nuk ka marrë më shumë se një barazim 1-1 në përballjen e djeshme me Korabin të luajtur në Peqin.

Pas një pjesë të parë pa gola, miqtë nga Dibra ishin të parët që kaluan në avantazh.

Në minutën 54 Netpeh shënoi golin për Korabin.

Besa barazoi rezultatin vetëm në minutën e 97 të ndeshjes, pak para se arbitri të mbyllte takimin e shoqëruar me përplasje dhe ndërpjrerje.

Ko ndeshje është shoqëruar me tension në fushë dhe tribuna, teksa është ndërprerë për disa minuta pas përplasjes së tifozëve vendas me pjesëtarë të stafit të dibranëve.

Nderprerja ndodhi kur ndeshja ishte 0-1 per Korabin dhe zgjati disa minuta.

Me rifillimin e lojës ekipi i Besës kerkoi disa herë golin e barazimit që e arriti vetëm në minutën e 97’.

Më shumë se 1 pikë e fitur, për Besën me shumë rendësi eshtë që nuk humbi me Korabin. /Kavaja.Net