Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë Rama për shpenzime të mëdha luksi, në një kohë të vështirë ekonomikisht për shumë shqiptarë.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në qytetin e Gjirokastrës, Berisha tha se gjatë q everisjes së tij vendosi t’i heqë makinat zyrtarëve të shtetit, duke kursyer plot 42 milionë euro shpenzime. “Vetë kam qëndruar 8 vite në makinën e një ish-ministri sociaIist, dhe e lashë kur u largova”, u shpreh Berisha.
“U kujdesëm maksimalisht që qytetarët të ishin ata që përfitonin të parët nga taksat. Me një vendim qeverie unë hoqa veturat e zyrtarëve, dhe u kursye 42 milionë euro, jo ministrave që s’kisha si t’i hiqja se ashtu ishte. Kam qëndruar vetë në një veturë të një ish-ministri socialist, tetë vite dhe e kam lënë aty kur jam larguar. Ka patur korrupsion pa diskutim, por përpjekjet m askimale janë bërë që korrupsioni të Iuftohet”, deklaroi ish-kryeministri Berisha.