Sfida e mjekëve me Covid19, Alma Teferiçi, Dokotoresha që ndihmoi në heshtje dhjetra qytetarë

Nga: Myrvete Allmeta


Medicina shkencë humane por që humbi humanitetin në kohën e Covidit.

Doktoret nuk ngjallnin më as edhe një fije shprese tek të sëmurët. 

E kur mendon se në këtë tynel, errësira nuk do ketë fund, pikërisht aty një shkëndije drite vezullon. 

Është një doktoreshe e re, shumë e therrasin nënë Teresa e Kavajës, por ajo më duket edhe më humane.

Nuk ma priste mendja kurrë që do kishte një doktoreshë të  gjindshme në orë e pa orë, ditën, por jo vetëm…edhe në orët e vona të natës, e papërtueshme në kthimin e pergjigjes dhe qetesimin e pacientit. 

E komunikueshme e gojëmbël dhe plot profesionalizem ajo ka ndihmuar paciente pafund si nga Kavaja ashtu dhe nga e gjithë Shqipëria. 


Punon në heshtje, bën mirë po në heshtje sepse ajo nuk ka nevojë për famë e spaleta…

Por a mbulohet rrezja e diellit?!

Asesi jo…

Aroma e mirë e punës së sinqeritetit, dhe devocioni në profesion patjetër që do kundermojne e shperndahen një ditë deshe apo nuk deshe…

E ndoshta ky është fryt i edukimit të një babai që mësoi gjenerata të tëra në gjimnazin e Kavajes, prof Zydiut që ia kishte bërë refren: 

Puno, e bëj mirë, e nuk e diti robi, e di Zoti…!!!

E aty ku futet besimi në Zot ka veç mirësi e humanitet…pasi nuk pret falenderimin e krijesave por shperblimin e Krijuesit…

Shyqyr që ka njerëz si ty doktoreshë Alma Teferiçi, goca e prof tim. Mirenjohje pafund për ty!

Zoti të ruajtë dhe i shoftë mjeket model si ty që as sprova e Covidit nuk i ndryshoi. 

Krenare me ty kavajsja ime 🥰 💚💛

Akoma ka njerëz të mirë …por duhet të rrëmojmë për t’i gjetur 💞

Të pres në Stamboll për kafe dhe bakllava turke 🥰🥰