Oleksandr Zinchenko dhe Vitaliy Mykolenko ndanë një moment shumë emocional përpara se të niste ndeshja e së shtunës mes Manchester City dhe Everton. Ata i dhuruan njëri-tjetrit një përqafim pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Edhe pse dyshja ukrainase po luante në ekipe kundërshtare në Goodison Park, kjo nuk i ndaloi që të ishin bashkë në një moment kaq të vështirë që ndodhet vendlindja e tyre.
Teksa skuadrat e tyre po bënin stërvitjet e fundit para se të niste ndeshja, Zinchenko dhe Mykolenko, u drejtuan nga njëri-tjetri dhe u përqafuan. Madje u duk sikur ndanë edhe disa fjalë ngushëlluese.
Amazing moment at Goodison Park between Zinchenko and Mykolenko ?? ? ?? pic.twitter.com/8cdozCocnw
— Arlo White ? (@arlowhite) February 26, 2022