Zgjedhjet vendore në 2023, Presidenti Begaj thërret në takim krerët e grupeve parlamentare

Presidenti Bajram Begaj ka thërritur këtë të martë në një takim krerët e Grupeve Parlamentare.

Kreu i shtetit nisi sot konsultimet lidhur me datën e zgjedhjeve vendore që do të mbahen në vitin 2023.

Mësohet se mëngjesin e sotëm Presidenti Bajram Begaj ka takuar deputetin e PD, Oerd Bylykbashin. Mesohet se ne oren 13:00, Begaj do te prese ne nje takim kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Ndërkohë që Enkelejd Alibeaj sipas burimeve brenda grupit demokrat mesohet se eshte thirrur në Presidencë per takim ne oren 18:00 te dites se mërkure.

Të njëjtat burime kanë theksuar se të Enjten në orën 9:00 takohet me Kreun e grupit të PS Taulant Balla

Ditën e djeshme presidenti Bajram Begaj pati një takim 30 minutësh me kryeministrin Rama dhe lëvizja e sotme ka nisur fill pas këtij takimi.