Sekretari i Pergjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar nje video teksa shkruan se në këtë Fushatë, non gratat janë bashkë sepse ata nuk e duan ndryshimin e Shqipërisë
Sipas tij Edi Ramës i duhen të korruptuarit non grata për hallin e tij, prandaj po punon bashkë me ta.
Në këtë Fushatë, non gratat janë bashkë sepse ata nuk e duan ndryshimin e Shqipërisë. Ata duan ta përdorin vendin për hallet dhe interesat e tyre. Edi Ramës i duhen të korruptuarit non grata për hallin e tij, prandaj po punon bashkë me ta. Kjo është arsyeja që kandidatët e Durrësit dhe Shkodrës, janë përzgjedhur nga Dako e Doshi. Janë ata që vendosin për çdo gjë: emërime, shkarkime, tendera e koncensione.