Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë 3 adoleshentë që shpërndanin lëndë narkotike përfshirë kanabis dhe kokainë në kryeqytet.
Si rezultat i operacionit policor është vënë në pranga 18 vjeçari me iniciale L. D., i cili u kap në flagrancë me dhjetëra doza cannabis sativa gati për shitje.
Po ashtu u bë i mundur arrestimi i dy 17-vjeçarëve K. A. dhe M. C. të cilët u kapën po në flagrancë me disa doza kokainë të cilat i shisnin në lagjet e Tiranës.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Supplier 4”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë.
Goditen 3 raste të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihen në pranga 3 shtetasit që kryenin këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, të ndara në doza, gati për shitje.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative, se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tyre.
Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– L. D., 18 vjeç, banues në Tiranë;
Gjatë kontrollit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shtetasit L. D., iu gjet dhe sekuestruan, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike cannabis sativa në sasi të mëdha, e ndante atë në doza të vogla dhe më pas e shiste në zona të ndryshme të Tiranës.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Supplier 4”, po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– K. A., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 17-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike kokainë në rrugën “Lord Bajron”;
– M. C., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 17-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike kokainë në rrugën “Kristo Luarasi”.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve të arrestuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.