Kullat e ndërtimet pa leje, Rama: Mua nuk më kap dot askush me para, s’perkulem t’i marr

Kryeministri Edi Rama pranoi se edhe sot ka ndërtime pa leje, por ia hodhi fajin sistemit të drejtësisë që sipas tij të turpëron.

“Ndërtimet pa leje kanë qenë kanceri i këtij vendi, ka ndërtime pa lejen patjetër nuk diskutohet, por po të vijmë tek këto metrat katrorë pa leje abuzim mbi një leje ndërtimi e kemi ulur 10 fish.
Sot jemi në kushtet kur duhet t’i japim një goditje përfundimtaere këtij fenomeni të shëmtuar e fyes. E pamundur që ne të vendosim kontroll të plotë e të rreptë kur vjen puna te ata që ndërtojnë, një avlli, një çati dhe një shtëpi në fshat e të vijë të ketë shans për parrellinjtë e biznesmenët të hapen ndenjësesh e të bëjnë metra katrorë në kryeqytet.

Kjo që po bëjmë ka ardhur si rezolutat se nxirr ligje e masa sa të duash, bëj kontrolle e denoncime sa të duash sa kohë ky sistem drejtësie në nivelin e prokurorive e gjykatave të rretheve nuk është i pastruar je i destinuar të turpërohesh”.

Rama një tjetër komentueseje që i tha se po bën lojë të dyfishtë me ndërtimet pa leje, iu përgjigj:

“Po të ishte “loje e dyfishte” e po të isha unë pjesë e lojës do i lejoja e në fund do i merrja për vete, jo për shtetin. Se kjo s’ka pikë logjike, është të fyesh inteligjencën tënde.
Çfarë është kjo lojë e dyfishtë? Kjo s’ka kuptim që i lejoj të ndërtohet e i marr për shtetin.
Sot ndodh sepse mua nuk më kap dot askush me para dhe për mua paraja nuk vjen asnjëherë e para”.

”Ka një problem me lekun me mua, duhet të përkulem për ta marrë, e unë nuk përkulem”.