Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar kryeministrin Edi Rama teksa u ndal te deklaratat e këtij të fundit për ndërtimet pa leje.
Berisha në një konferencë sot për mediat tha se do vjedhë 6 milionë dollarë për satelitët, që të zbulojë ndërtimet pa leje, meqë ‘e pengojnë hallat, tezet e kushërinjtë për të parë ndërtimet pa leje’.
“Gjëra të marra sëbashku, nuk bëjnë ilegalitet sa njëra kullë që ka 14 kate ilegale. Ai është kokë e xhep i kapur dhe se i ka investimet e veta. Vetëm një kryeministër i kapur, investitor në këto ndërtime pa leje, i lejon vetes të shkelmojë kodin penal, kodin e procedurës penale, kushtetutën dhe të nxjerrë një vendim, të amnistojë qindra mijëra metër katror ndërtime ilegale vetëm në qytetin e Tiranës.
Të kërkosh ta mbyllësh këtë vjedhje monstruoze, mashtrim të turpshëm duke vjedhur përsëri me 6 mln dollarë për satelitë, se të pengokan hallat, tezet e kushërinjtë për të parë ndërtimet pa leje, tregon ma me thënë urrejtje, por ke përçmim ekstrem për qytetarët shqiptarë. Ndaj jam këtu për ta dënuar me ashpërinë më të madhe dënimin e tij. Qoftë për të kënaqur veten me instilacionin, në një kohë kur njerëzit për shkak të çmimeve të larta po vuajnë më shumë se kurrë nga skamja.”, tha Berisha.